Bëhu Dhurues Mujor
Ndihma juaj mujore ka kthime të larta, pasi na lejon të vazhdojmë punën e mirë
(Gal.6:9 Dhe mos lodhemi duke bërë të mirë, ..) Disa nga dhuruesit tanë kanë një politikë ku duhet të kontribuojmë një përqindje të kostove të projektit vetë. Kjo është për ndërtimin e qëndrueshmërisë, dhe këtu vjen pjesa ku ndihma juaj është e rendit të madh: Me kontributin tuaj mujor (modest), ne mund të mbulojmë të gjitha ato përqindje të ndryshme dhe të mbajmë fokusin tonë në mision. Ju lutemi të konsideroni të bëheni dhurues mujor.
Punonjësit tanë shpesh balliten me situata të vështira, ku reagimi i menjëhershëm është e vetmja mundësi. Ndihma juaj mujore gjithashtu na ndihmon të reagojmë në nevojat e menjëhershme si barna, tarifat shkollore, kurse profesionale, strehim i menjëhershëm për të liruarit e sapoardhur pa vend për të shkuar, një telefon i përdorur për një fëmijë të (burgosurit) që të mund të ndjekë mësimet, transport për arsye të ndryshme, dhe shumë shumë mundësi të tjera. Kontributi juaj vepron në Dignitet, Punë, Edukim dhe vetëpërgjegjësi.
Në të njëjtën kohë, duke u përballur me këto situata të vështira, na jep mundësinë të kemi një ndikim pozitiv në jetën e ‘të tanëve’.
Synimi i Prison Fellowship Albania është të ofrojë mbështetje si pjesë e një ‘pakete më të madhe’, duke fuqizuar njerëzit, përfshirë trajnimin, rrjetin dhe udhëzimin personal.
Në shumë raste, punojmë ngushtë me partnerët vendorë, shpesh kishat vendore apo anëtarët e kishës, për të vendosur rrjete sociale të reja dhe mundësinë për ndjekjen e njerëzve