Shkbsh – Prison Fellowship Albania mirëpret Suela Xhixhin si Drejtoren e re Ekzekutive të organizatës. Drejtori i mëparshëm Fred Westerink vazhdon të jetë i përfshirë me Shkbsh – PFA.
SH.K.B.SH. u themelua në vitin 2002 nga një grup shqiptarësh dhe misionarësh. Në vitin 2015 u bashkua me Prison Fellowship International, prandaj shpesh përdorim emrin tonë Prison Fellowship Albania (PFA).
Misioni ynë fillimisht ishte të arrinim të burgosurit me ungjillin e Jezu Krishtit. Kjo gradualisht ka ndryshuar në një qasje më holistike ndaj të burgosurve, familjeve të tyre dhe veçanërisht fëmijëve të tyre.
Suela është bërë pjesë e organizatës në vitin 2012 si kapelane burgu për gratë. Pas 10 vitesh ajo u bë menaxhere e Departamentit tonë Social.
Si e tillë, ajo ka qenë e përfshirë ngushtë në profesionalizimin e organizatës, deri në nivelin që jemi sot.
Si organizatë e krishterë, dëshira dhe misioni ynë është ta mbajmë organizatën në këtë nivel të lartë performance, në mënyrë që të vazhdojmë t’u ofrojmë më të mirën tonë – të burgosurve në të 21 burgjet, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e burgjeve të saj të veçanta, familjeve të të burgosurve dhe partnerëve e vullnetarëve tanë shumë të çmuar, kishave lokale shqiptare.
Shpreh shpresën time të sinqertë që bashkëpunimi ynë, në çfarëdo mënyre, do të vazhdojë dhe madje do të intensifikohet me Drejtoreshën e sapoemëruar, znj. Suela Xhixhi.
Nëse dëshironi të dini më shumë rreth punës së Shkbsh – PFA, ju lutemi klikoni në këtë link për përditësimin tonë më të fundit.
Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me të gjithë ju.
Fred Westerink



