Kategori
Te reja

I urojmë mirëseardhjen Drejtores tonë të re

Shkbsh – Prison Fellowship Albania mirëpret Suela Xhixhin si Drejtoren e re Ekzekutive të organizatës. Drejtori i mëparshëm Fred Westerink vazhdon të jetë i përfshirë me Shkbsh – PFA.

SH.K.B.SH. u themelua në vitin 2002 nga një grup shqiptarësh dhe misionarësh. Në vitin 2015 u bashkua me Prison Fellowship International, prandaj shpesh përdorim emrin tonë Prison Fellowship Albania (PFA).

Misioni ynë fillimisht ishte të arrinim të burgosurit me ungjillin e Jezu Krishtit. Kjo gradualisht ka ndryshuar në një qasje më holistike ndaj të burgosurve, familjeve të tyre dhe veçanërisht fëmijëve të tyre.

Suela është bërë pjesë e organizatës në vitin 2012 si kapelane burgu për gratë. Pas 10 vitesh ajo u bë menaxhere e Departamentit tonë Social.

Si e tillë, ajo ka qenë e përfshirë ngushtë në profesionalizimin e organizatës, deri në nivelin që jemi sot.

Si organizatë e krishterë, dëshira dhe misioni ynë është ta mbajmë organizatën në këtë nivel të lartë performance, në mënyrë që të vazhdojmë t’u ofrojmë më të mirën tonë – të burgosurve në të 21 burgjet, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e burgjeve të saj të veçanta, familjeve të të burgosurve dhe partnerëve e vullnetarëve tanë shumë të çmuar, kishave lokale shqiptare.

Shpreh shpresën time të sinqertë që bashkëpunimi ynë, në çfarëdo mënyre, do të vazhdojë dhe madje do të intensifikohet me Drejtoreshën e sapoemëruar, znj. Suela Xhixhi.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth punës së Shkbsh – PFA, ju lutemi klikoni në këtë link për përditësimin tonë më të fundit.

Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me të gjithë ju.

Fred Westerink

Kategori
Te reja

Jam Vullnetar

Shikoni videon me histori të shkurtra të njerëzve që sherbejne vullnetarisht për të burgosurit dhe fëmijët dhe familjet e burgosurve

Videoja mbyllet me një pyetje personale. Përvojat e këtyre vullnetarëve tregojnë se sa e kënaqshme dhe kuptimplote mund të jetë t’i jepni kohën dhe energjinë tuaj të tjerëve dhe komunitetit.
Nëse dëshironi të bashkoheni ose të mbështesni ministrinë tonë, mos hezitoni të na kontaktoni

Kategori
Te reja

Te Reja Nga Shkbsh

Gjeni ketu Newsletter per Vullnetaret per muajin Shtator e cila perfshin nje pershkrim te shkurter te Projektit Shkollor dhe nje histori te shkurter nga nje i denuar ne Burgun e Kavajes

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [1.41 MB]